LAJME / E Shtunë 18 Prill 2026, 22:10

“Pritet ulje e mëtejshme e çmimeve të karburanteve”

Me vazhdimin e masës, mbetet në fuqi ulja e akcizës për naftën (dizelin) për 4 denarë për litër, si dhe ulja për benzinat 95 dhe 98 oktanë për 2 denarë për litër. Nga Qeveria theksojnë se kjo ndërhyrje ka efekt të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së jetesës dhe në amortizimin e presioneve inflacioniste.

Përveç kësaj, është marrë edhe vendim për ndryshimin e normës preferenciale të TVSH-së, ku norma prej 10% do të vazhdojë të vlejë për benzinat, ndërsa për produktet e tjera rikthehet norma e rregullt prej 18%.

Në njoftim theksohet se Qeveria mbetet e përkushtuar për të balancuar me kujdes mes mbështetjes së qytetarëve dhe ruajtjes së stabilitetit fiskal, duke vazhduar monitorimin e situatës dhe reagimin në kohë.

Njëkohësisht, mbetet në fuqi edhe mekanizmi i dakorduar me kompanitë e naftës, i cili parashikon ulje shtesë prej 3 denarësh për litër për dizelin dhe 2 denarësh për litër për benzinat. Kjo krijon një efekt kumulativ në uljen e çmimeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në kostot e transportit dhe stabilitetin ekonomik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE