
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot, më 30.03.2026, ka ndarë dekorata presidenciale për personalitete që lanë gjurmë të pashlyeshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe që kontribuuan në shtetndërtim.
Përfshirë edhe personalitete nga fusha e gazetarisë, sportit, shëndetësisë, arsimit, artit, kulturës, e aktivistë e të tjerë.
Në fjalimin e saj, Osmani tha se dekoratat përveçse janë mirënjohje, janë edhe dëshmi e sakrificës dhe guximit të qytetarëve që nuk hoqën dorë nga liria e vendit.
“Atdheu nuk është vetëm vendi ku lindim, por thirrje që na ndjek përgjatë gjithë jetës. Republika e Kosovës është rrjedhë e pandërprerë brezash e atyre që dhanë gjithçka. Në zemër të kësaj përpjekjeje qëndron vetë liria jonë, jo vetëm si e drejtë e fituar, por ndjenjë e thellë permanente. Muaji mars, në të cilën po mbahet ceremonia e ndarjes së dekoratave është një muaj i rëndë në historinë tonë, muaj kujtese e reflektimi që na kthen në ngjarje të tmerrshme, masakra të kryera nga Serbia ndaj popullit tonë. Por njëkohësisht një muaj që dëshmon qëndrueshmërinë, rezistencën për të mos u dorëzuar kurrë”- tha ajo.
Osmani përmendi edhe kombëtaren e Kosovës në futboll, e cila nesër do të luajë me Turqinë në finale të play-off-it për Botërorin 2026.
Ajo tha se pavarësisht nga rezultati i ndeshjes, ekipi do të dekorohet me medalje të martën për kontributin e pamatshëm e shpresën që po i jep popullit.
“Ne duhet t’i vlerësojmë edhe ata që sot po i japin shpresë qytetarëve të Kosovës. Pavarësisht rezultatit të ndeshjes së nesërme Kosovë – Turqi, ekipi i kombëtares së Kosovës tashmë e ka bërë historinë. Kam nderin që të ju njoftoj që pikërisht për këtë kontribut të pamatshëm, për krenarinë që i kanë dhënë vendit në çdo moment, për shpresën që po i jepin këtij populli në hapat përpara, medalja presidenciale e meritave menjëherë pas fitores së nesërme, por pavarësisht edhe rezultatit, do t’i ndahet ekipit të kombëtares së Kosovës”- ka deklaruar ajo.
Më 26.03.2026, Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një fitore historike, duke e mposhtur Sllovakinë në Bratisllavë me rezultat 4-3.
Më 31 mars, Kosova do ta presë Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të vendoset se cila kombëtare do të sigurojë biletën për Kupën e Botës 2026, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
