LAJME / E Shtunë 7 Dhjetor 2024, 12:12

Policia shpëton burrin që u hodh nga ura në lumin Bunë në Shkodër

Policia shpëton një të moshuar që u hodh nga ura në lumin Bunë për tu vetëmbytur në Shkodër.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në kohë, ka shpëtuar një shtetas i cili u hodh nga ura e lumit Buna për tu vetëmbytur.

Punonjësit e Policisë kanë hyrë në lumin Buna dhe kanë nxjerrë shtetasin B. G, 75 vjeç, duke e dërguar në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.