
Ka shkuar në tre numri i personave të vrarë në Gjilan, derisa ka edhe të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Fillimisht Policia e Kosovës njoftoi për vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes, në rrugën “Ibrahim Rugova”, derisa konfirmoi se dy të tjerëve të plagosur u është dhënë ndihma në qendrën emergjente në Gjilan.
I dyshuar për vrasjet është Mefail Shkodra, të cilin policia e ka shpallur në kërkim, teksa ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.
Vrasjet në Gjilan, Policia e shpall në kërkim të dyshuarin, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur.
Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në mesditë në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia.
Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë, duke publikuar fotografinë e tij me autorizim të Prokurorisë.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
