LAJME / E Martë 24 Shkurt 2026, 02:02

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në…

Një qytetare denoncon në “Stop” djalin e tezes, gjyqtarin e Sarandës Donald Kota, i cili sipas saj po bën vetëgjyqësi për një pronë. Gjithçka lidhet me një pronë të trashëguar nga familja Kokonozi në vitin 1992.

Prona rezulton e pandarë mes 28 bashkëpronarëve. Në mungesë të një ndarjeje zyrtare, familja e tezes së gjyqtarit, ka poseduar në mirëkuptim rreth 200 metra katrorë, sipërfaqe që prej 17 vitesh e ka dhënë me qira si biznes lavazhoje, me kontratë të rregullt.

Konflikti ka agravuar deri në praninë e forcave të policisë. Sipas pamjeve të siguruara, në video dëgjohet një komunikim i ashpër dhe me tone agresive ndaj qiramarrësve, që prej 17 vitesh ushtrojnë aktivitetin në atë pronë.

Gjyqtari Donald Kota– O zotëri! I ke këtu pronarët.

Pronari i lavazhit– Jo,prit! S’je ti pronari. Që në 99-ën unë.., ja ta marr një cikë pronarin, që i paguaj qiranë…Ja, ku e kam kontratën!

Gjyqtari Donald Kota– Moj zonjë! As 6 ditë s’do të rrish më këtu!

Kunati i gjyqtaritO Lado! Ja, ku e ke pronarin! Është vjehrra ime pronare, vëlla!

Pronari i lavazhit– O Gero! Po mirë mo, po e zgjidhët, për mua s’është problem fare. Po marr pronaren në telefon, Aldën!

Kunati i gjyqtaritO Lado! Hiqe telefonin! Hiqe telefonin! Le të vijë këtu Alda!

Gjyqtari Donald Kota– Ti qenke fare, o vëlla! Më the përpara një jave, o zotëri?!

Pronari i lavazhitE para, mos ma ngri zërin mua! E para, mos ma ngri zërin! E dyta, lajmëroje pak policinë!

Gjyqtari Donald Kota– Pse, ca ke ti, me ta ngrit zërin! Policia po vjen mos e rr*j ka*in, po hë!

Pronari i lavazhit-Unë kam 20 vjet këtu zotëri! S’të njof fare ty! Nuk të njof fare ty…!

Gjyqtari Donald Kota– Më the hallall, më the hallall! Kena fol si burrat?

Pronari i lavazhitKam fol me Emilianon thashë unë. (kushëriri gjyqtarit, qiradhënësi) dhe kam një kontratë me të.

Gjyqtari Donald Kota– O zotëri! Më the hallall, dil jashtë, dil jashtë, dil jashtë nga prona ime! Pronarin, ja ku e ke, ja, ku i ke pronarët! Dil jashtë urgjent! Jashtë që të gjithë! Jashtë që të gjithë, po ju them! Jashtë, oreee ik andej, bobobo…!

Pronari i lavazhitTa tregoj unë! Ta tregoj unë! Mos u mërzit fare!

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka shpjeguar se, nëse një person pretendon të drejtën e pronës, zgjidhja duhet të kalojë përmes gjykatës dhe jo përmes veprimeve të drejtpërdrejta që mund të konsiderohen vetëgjyqësi. Ai ka theksuar gjithashtu se për një gjyqtar, standardi etik është edhe më i lartë, pasi figura e tij lidhet drejtpërdrejt me besimin publik tek drejtësia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE