LAJME / E Martë 24 Shkurt 2026, 03:03

Policia greke shpall në kërkim shqiptarin, tentoi të përdhunonte një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara

Autoritetet policore greke kanë nisur një kërkim për arrestimin e 64-vjeçarit shqiptar Mark Preci, i cili akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze 25-vjeçare me aftësi ndryshe në shtëpinë e saj në Kypseli.

Incidenti u filmua, ndërsa imazhet tregonin lëvizjet e autorit të krimit disa minuta para sulmit.

Të dielën në mëngjes, 64-vjeçari shqiptar hyri në shtëpinë ku jetojnë dy binjaket me aftësi të kufizuara, ndërsa nëna e tyre mungonte dhe sipas asaj që deklaroi kjo e fundit, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht njërën nga dy vajzat e saj, ndërsa të dytën e ka sulmuar dhe grushtuar.

Siç raportoi nëna e dy vajzave, ajo kishte shkuar në farmaci për 10 minuta dhe kur u kthye në shtëpi, e gjeti autorin duke ngacmuar seksualisht njërën nga vajzat e saj. Pas kësaj, ajo e goditi me tigan, ndërsa ai iu kundërpërgjigj duke e goditur me grushte, ashtu siç bëri me vajzën tjetër të saj. Pastaj nëna e vajzave mori një thikë dhe filloi ta ndiqte, ndërsa shqiptari u largua.

Rasti ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët e zonës, ndërsa Policia po u bën thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë shërbimet kompetente, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE