LAJME / E Diel 1 Shkurt 2026, 22:10

Po lëvizte me biçikletë, makina përplas rëndë artistin e njohur shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, ku ka mbetur i plagosur humoristi i njohur shkodran, Nexho Shabani.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh. është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, Nexho Shabani ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE