LAJME / E Enjte 4 Dhjetor 2025, 17:05

Po hynte në Shqipëri me 240 mijë euro cash, kapet në Rinas 36-vjeçari nga Kruja!

Një 36-vjeçar është proceduar penalisht pasi është kapur duke kaluar nga aeroporti i Rinasit, për të hyrë në vendin tonë, me 240 mijë euro të padeklaruara.

Si provë materiale janë sekuestruar edhe paratë që janë gjetur.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave”, bëri me dije policia e Tiranës ditën e sotme.

Pas veprimeve të kryera rasti u referua në Prokurori për hetime të mëtejshme.

“Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Geri Spahiu, 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit”, thuhet në njoftim.

Nuk ka detaje për arsyet e kësaj shume të madhe me të cilën po vinte i riu nga Kruja, por hetimet do zbardhin arsyet dhe rrethanat, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE