
Një incident është regjistruar në bordin e një avioni të kompanisë easyJet, ku një përleshje mes pasagjerëve detyroi devijimin e
fluturimit dhe uljen emergjente në Kosovë.
Siç raporton “The Sun”, që ka publikuar edhe pamjet nga incidenti, një grua që besohet të jetë shtetase britanike, dyshohet se
kishte konsumuar vodka dhe më pas ka shpërthyer në sjellje agresive, duke tentuar të godasë një pasagjer tjetër dhe duke i
pështyrë në fytyrë.Ngjarja ndodhi në fluturimin që ishte nisur nga Gatwick Airport drejt Antalya, por për shkak të situatës së krijuar, avioni u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Në pamjet e publikuara shihet edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës, që largon nga avioni dy pasagjerët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
