
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar lajmin e ditës së sotme se kryeministri Edi Rama po përgatit planin për izolimin e Porkurorisë së Posaçme (SPAK).
Me anë të një positmi në rrjetin social “Facebook”, Ngjela i quan lëvizjet e Ramës, të kota.
Ngjela thekson se sado që të përpiqen politikanët shqiptarë për të mundur Amerikën, nuk e arrijnë dot, teksa këshillon Ramën që të marrë mësim nga historia dhe të largohet vetë nga politika, pasi ndryshe fundi i tij do të jetë jo i mirë.
“Rama po kërkon të dobësojë SPAK. Domethënë kërkon të “mundë” Amerikën me kallashnikovët e Enver Hoxhës.. hahahahaha. Nuk kupton dot, që, ai vetë është vetëm te fjalët e kota që mezi i thotë.
Ka pasur shumë diktarorë dhe pushtetarë të paaftë që nuk e kanë kuptuar dot që – është më mirë të ikësh pa pushtet, sesa të ikësh pa jetë”, shkruan Ngjela, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
