LAJME / E Hënë 1 Dhjetor 2025, 18:06

Pjesë e “kryengritjes” së Salianjit/ Berisha e josh me “post” të rëndësishëm këtë demokrat…

Xhemal Gjunshki është emëruar në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në njoftimit e PD-së bëhet me dije se vendimi është firmosur ditën e sotme dhe bazohet në nenin 46 të Statutit të Partisë Demokratike.

Ish-deputeti Gjunkshi ishte një ndër eksponentët e Partisë Demokratike që mori pjesë në takimin e thirrur nga ish-deputeti Ervin Salianji, që u kuptua si një lëvizje Anti-Berisha.

Mesa duket besnikët e Berishës po joshin me “poste” kryengritësit demokratë me qëllim që të braktisin lëvizjen kundër kryetarit humbës serial të zgjedhjeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE