LAJME / E Enjte 26 Shkurt 2026, 11:11

Përsëritet tragjedia në Itali: 45-vjeçari vdes nga monoksidi i karbonit, një tjetër në gjendje kritike

Një shtetas nigerian, rreth 45 vjeç, ka ndërruar jetë nga monoksidi i karbonit , ndërsa kolegu i tij ndodhet në spital në terapi intensive në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, më 25 shkurt, në rrugën Villa Laura në lagjen e populluar të Pontevigodarzere në Padova, Itali

Banesa ku ndodhi tragedia është e banuar nga disa punëtorë që ndajnë dhomat dhe qiranë. Viktima, sipas të dhënave të para, nuk iu përgjigj disa thirrjeve telefonike nga një mik, i cili kuptoi menjëherë se diçka e keqe kishte ndodhur dhe lajmëroi emergjencën.

Në vendngjarje mbërritën karabinierët e stacionit të Vigodarzere, zjarrfikësit dhe ekipi i urgjencës Suem 118. Personeli i zjarrfikësve hyri me forcë në apartamentin e katit të dytë, duke hapur menjëherë të gjitha dritaret, pasi ajri brenda ishte i padurueshëm për shkak të monoksidit. Në një nga dhomat u gjetën dy persona: njëri pa shenja jete, tjetri me vështirësi në frymëmarrje. Ky i fundit, gjithashtu me origjinë nga Afrika Veriore, u transportua dhe iu dorëzua personelit mjekësor, duke u stabilizuar dhe duke u dërguar në spital në gjendje kritike. Mjekët po bëjnë gjithçka për ta shpëtuar, por gjendja e tij mbetet e rëndë.

Zona e ngjarjes, e mbuluar nga monoksidi i karbonit, u rrethua për sigurinë e punonjësve, ndërsa u ndalua furnizimi elektrik dhe u krye pastrimi i vendit. Prokurori i rastit dha leje për largimin e trupit, i cili u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në dispozicion të autoriteteve. Zjarrfikësit identifikuan një ngrohës me gaz si shkakun e rrjedhjes së monoksidit, që shkaktoi vdekjen e një personi dhe rrezikoi jetën e një tjetri

Ndërkohë rikujtojmë se në Itali pak javë më parë, si pasojë e një defekti në kaldajë dhe rrjedhjes së monoksidit të karbonit, u shua familja shqiptare Kola me katër anëtarë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE