
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një sulm të ashpër të drejt për drejtë ndaj Kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke tronditur njërën nga aleancat më të forta transatlantike. Shkak është bërë refuzimi i saj për t’iu bashkuar vijës së ashpër ushtarake kundër Iranit.
Në një intervistë për të përditshmen Corriere della Sera, Presidenti Trump u shpreh pa doreza:
“Jam i shokuar me të. Mendova se kishte kurajo, por qenkam gabuar.”
Tensionet në Kulm
Intervista u publikua vetëm një ditë pasi Meloni i cilësoi si “të papranueshme” kritikat e Trump ndaj Papës Leo XIV, i cili po kërkon me ngulm fundin e luftës në Lindjen e Mesme. Reagimi i Presidentit Trump ishte i menjëhershëm:
– Kërcënimi Bërthamor: “Ajo është e papranueshme sepse nuk e vret mendjen që Irani ka armë bërthamore… ata do ta hidhnin Italinë në erë për dy minuta po t’u jepet shansi.”
– NATO si “Tigër prej Letre”: Trump kritikoi ashpër aleancën dhe Italinë, duke thënë se Meloni nuk po ndihmon fare në çështjet e sigurisë.
– Ngushtica e Hormuzit: Presidenti akuzoi Evropën se kërkon energji, por nuk pranon të luftojë për të mbrojtur rrugët ku kalon ajo energji.
“Italia po vritet nga emigracioni”
Trump deklaroi se nuk kanë folur prej kohësh dhe se Meloni “nuk është më i njëjti person”. Ai e mbylli me një ton të zymtë, duke thënë se emigracioni po shkatërron Italinë dhe mbarë Evropën, duke e cilësuar qëndrimin e saj si “shumë të trishtë”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
