LAJME / E Diel 4 Janar 2026, 13:01

Përplaset për vdekje nga autobusi një kalimtar në Tiranë

Një shofer autobusi është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është përfshirë në një aksident me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Ndriçimi Hidri, 56 vjeç, duke drejtuar autobusin, ka përplasur këmbësorin Zaim Ismaili, 46 vjeç, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit”.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 46-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia bën me dije se drejtuesi i autobusit është arrestuar në flagrancë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” burri 46 vjeçar Zaim Ismaili ishte duke ecur kur befasisht është përplasur nga autobusi i linjës që shkon në Krrabë.

Mjeti i transportit të udhëtarëve drejtohej nga Ndriçim Hidri, i cili tashmë është arrestuar.

Vdekja e të ndjerit ishte e pashmangshme sepse plagët që mori ishin fatale për jetën e tij. /noa.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE