LAJME / E Martë 12 Maj 2026, 21:09

Përdorte identitet serb për të lëvizur/ I kërkuar për vrasje, arrestohet në Kolumbi i riu shqiptar (EMRI)

Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Arnuflo Sanchez, ka njoftuar se autoritetet kolumbiane kanë arrestuar në Aeroportin

Ndërkombëtar “El Dorado” shtetasin kosovar Arian Lluka, i cili ishte i kërkuar nga Kosova për vrasje të rëndë dhe shkaktim

rreziku për publikun.

Sipas ministrit, gjatë periudhës 2023–2026, Lluka ka udhëtuar në disa vende duke përdorur dokumente false dhe një identitet të dytë serb.

“Hetimet tregojnë se gjatë këtyre viteve ai ka lëvizur nëpër vende të ndryshme duke përdorur dokumente të ligjshme nën

identitet alternativ serb, në përpjekje për të shmangur kontrollet ndërkombëtare dhe drejtësinë,” tha ministri Sanchez.

Ai theksoi gjithashtu se ky arrestim tregon kapacitete të efektshme të Kolumbisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kontroll të migracionit, duke falënderuar forcat policore dhe autoritetet për profesionalizmin dhe koordinimin ndërkombëtar në mbrojtjen e sigurisë dhe ligjshmërisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE