
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Rent Home 3”, duke goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në dy apartamente të marra me qira në qytet.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit janë arrestuar 5 shtetas, mes tyre tre shtetase kolumbiane dhe dy shtetas shqiptarë. Shtetaset e huaja dyshohet se kishin marrë me qira apartamentin në lagjen “3 Heronjtë” dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Po ashtu, janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e prostitucionit, ndërsa një shtetase tjetër është proceduar penalisht për veprën “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, si dhe 6 telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e aktivitetit.
Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
