LAJME / E Diel 12 Prill 2026, 21:09

Përdori pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/REAGON familja e së ndjerës!

Një ngjarje tragjike ka tronditur SHBA-në, ku një 17-vjeçare ka ndërruar jetë pasi konsumoi një pije energjike, ndërsa familja e saj ka ngritur padi duke akuzuar kompaninë për mungesë paralajmërimesh të qarta mbi rrezikun.

Viktima, Larissa Rodriguez, ishte nxënëse e shkollës së mesme dhe një figurë e njohur në komunitetin e saj si cheerleader dhe fituese e konkurseve të bukurisë. Ajo ndërroi jetë më 20 tetor 2025 pas një episodi fatal në zemër, i lidhur sipas dokumenteve me një sëmundje të muskujve të zemrës, e cila mund të shkaktohet edhe nga konsumimi i tepërt i kafeinës.

Sipas padisë së ngritur nga prindërit e saj, vajza kishte konsumuar të paktën një pije energjike që përmbante rreth 200 miligramë kafeinë, një nivel që konsiderohet i lartë për adoleshentët, për të cilët rekomandohet një kufi maksimal ditor prej rreth 100 miligramësh.

Familja pretendon se produkti nuk paralajmëron në mënyrë të dukshme për rreziqet e konsumimit të tepërt dhe se etiketa është e vogël dhe e vështirë për t’u vënë re. Ata gjithashtu akuzojnë kompaninë për marketing që e paraqet pijen si pjesë të një stili jetese të shëndetshëm, duke synuar veçanërisht të rinjtë dhe adoleshentët.

Në padi thuhet se përbërësit e pijes mund të shkaktojnë probleme serioze si aritmi, arrest kardiak dhe madje vdekje, sidomos tek personat e ndjeshëm ndaj kafeinës. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar më herët se pijet energjike nuk rekomandohen për fëmijët dhe adoleshentët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE