
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar se e ka pranuar me gatishmëri kandidaturën e propozuar nga familja Jashari për postin e Presidentit, por sipas tyre, kryeministri Albin Kurti nuk arriti ta finalizojë dhe ta sjellë atë deri në fund.
Nga PDK-ja theksojnë se kanë qenë të hapur për një emër unifikues që do të përfaqësonte unitetin kombëtar dhe institucional, sidomos kur bëhet fjalë për një familje me peshë historike si familja Jashari family.
Sipas tyre, mungesa e koordinimit dhe vendosmërisë nga ana e Kurtit bëri që kjo mundësi të mos konkretizohej, duke humbur kështu një rast për konsensus më të gjerë politik.
PDK shton se vendi ka nevojë për stabilitet institucional dhe për vendime që bashkojnë spektrin politik, e jo për kalkulime të ngushta partiake. Ata theksojnë se përgjegjësia për dështimin e kësaj kandidature bie mbi qeverinë dhe mënyrën se si është menaxhuar i gjithë procesi politik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
