LAJME / E Enjte 12 Mars 2026, 15:03

Pasi dështoi protesta, Berisha me mesazh të fortë: “Ne dhe këta jemi shqiptarët e vërtetë, ja data e protestës tjetër”

Sali Berisha ka mbërritur pak minuta më parë në selinë e PD duke u shprehur se  “këta janë shqiptarët e vërtetë”.

Ndërsa gazetarët e pyetën a është ky kilometri i fundit dhe se çfarë do të ndodhë sot, ai s’u përgjigj.

Mirëpo, nëse shqiptarët e vërtetë janë ai numër i pakët militantësh që janë në ambientet e PD-së dhe të Kuvendit, atëherë keq e paska punën PD-ja dhe Berisha me shqiptarët.

Berisha paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë, teksa njoftoi se ajo e radhës do të jetë më datë 22 mars.

Sot Edi Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike, fundin e tij politik, firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë më të gjitha mjetet nga pushteti i tij krimit. Sot ai nuk votoi për Ballukun, votoi për veten e tij.

Theksoj se është puna juaj, qëndresa juaj, protesta juaj që bëri që sot ai të dalë para shqiptarëve si qeveritari më i poshtëruar.

Kjo që ndodhi sot është autorizim i plotë për kryengritjen më të fuqishme të shqiptarëve kundër tij. Është kushtrim i plotë, të vazhdojmë të pamposhtur kryengritjen tonë paqësore deri në largimin e tij nga pushteti.

Kjo që ndodhi sot është apel për ndërgjegjien e çdo shqiptari që e di këtë vend, të bashkohet për të larguar qeveritarin Edi Rama.

Le të vazhdojmë këtë betejë. Rama mendon se mbylli dosjen e tij duke votuar kundër heqjes së imunitetit, por dosja e tij nuk mbyllet kurrë. Do ta ketë si gur varri. Do fitojmë, do rikthejmë shpresën e madhe Shqipërisë. Iu falënderoj për ardhjen tuaj sot”, përfundoi Berisha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE