
Gazetari Berat Buzhala ka reaguar publikisht pas skenave të rënda në emisionin “Opinion”, ku përdori gjuhë banale dhe tentoi të përplasej fizikisht me shkrimtarin Albatros Rexhaj.
Përmes një mesazhi të shkurtër, Buzhala ka pranuar se sjellja e tij s’ishte e denjë.
“Absolutisht kërkoj falje për sjelljen. Komplet gabim”, ka shkruar ai në reagimin e tij të parë pas incidentit.
Incidenti ndodhi gjatë një diskutimi mbi Gjykatën Speciale, kur Albatros Rexhaj e akuzoi Buzhalën se kishte votuar (mbështetur) amandamentet që i dhanë fuqi kësaj gjykate.
Rexhaj: Je tu e degradu debatin. Kur e keni kialu këtë amendament, dhomave speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Je tu e degradu debatin. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, vju e keni votu. E ka votu Albin Kurti!
Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.
Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!
Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë.
Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet)
Këtu ndërhyn moderatori Blendi Fevziu, si dhe i ftuari tjetër Ermal Hasimja, për të ndarë dyshen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
