
Pak ditë pas protestës së zhvilluar në Kakome, ku protestues të shumtë dhe pronarë tokash kundërshtuan bllokimin e zonës dhe shembën rrethimin që, sipas tyre, kishte penguar aksesin prej më shumë se dy dekadash, plazhi ka nisur të mirëpresë pushuesit e parë.
Gjatë fundjavës, familje dhe vizitorë nga zona të ndryshme të vendit iu drejtuan Kakomesë për të shijuar bregdetin, duke shënuar kështu nisjen simbolike të sezonit veror në një prej gjireve më të njohura të jugut të Shqipërisë.
Protesta e disa ditëve më parë tërhoqi vëmendje të gjerë publike, pasi pjesëmarrësit kërkuan hapjen e aksesit në zonë, duke argumentuar se plazhi kishte mbetur i paarritshëm për qytetarët për rreth 22 vite.
Pas heqjes së pengesave, vizitorët kanë nisur të frekuentojnë lirshëm plazhin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
