
Dalin pamjet nga vendi ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij.
Viktima ishte groposur në një thellësi prej 2 metrash pas u tërhoq zvarrë në një arë të mbjellë me misër.
Enver Bajraktari u gjet i varrosur më datën 4 gusht në fshatin Baicë të Lipjanit, ndërsa mbetet ende mister ngjarja.
Sipas mediave të Kosovës, trupi i Bajraktarit është groposur në arën e mbjellë me misër që ndodhet 1 kilometër larg shtëpisë së tij.
“Lidhur me rastin e raportuar të personit të zhdukur në Komunën e Lipjanit se më datë 04.08.2025, është gjetur një trup i pajetë, aktualisht janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, tha Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala për Telegrafin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
