
Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur sot në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku një grua është sulmuar nga qentë endacakë në një hapësirë me frekuentim të madh qytetarësh.
Sipas dëshmitarëve, disa qytetarë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë reaguar menjëherë dhe i kanë ofruar ndihmë gruas së sulmuar, duke tentuar ta largojnë nga rreziku.
Pamjet nga vendi i ngjarjes kanë shkaktuar reagime dhe shqetësim në opinionin publik, duke rikthyer në vëmendje problemin e kahershëm të qenve endacakë brenda hapësirave të QKUK-së.
Sulmet e qenve endacakë në oborrin e këtij institucioni shëndetësor raportohen shpesh nga qytetarët dhe pacientët, ndërsa shumë prej tyre kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për mungesën e sigurisë në zonë.
Pavarësisht rasteve të përsëritura, deri më tani nuk duket se janë ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar rrezikun ndaj qytetarëve dhe pacientëve që frekuentojnë çdo ditë oborrin e QKUK-së.
Kjo hapësirë konsiderohet një nga zonat me qarkullimin më të madh të njerëzve në vend, ku përveç pacientëve dhe familjarëve të tyre, lëvizin edhe staf mjekësor dhe vizitorë të shumtë.
Ngjarja e sotme ka nxitur sërish thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e rasteve të ngjashme dhe të rritet siguria për qytetarët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
