LAJME / E Mërkurë 18 Shkurt 2026, 17:05

Pagat e Gjyqtarëve, Kushtetuesja sapo merr VENDIMIN e FUNDIT

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve lidhur me ndryshimet ligjore për pagat e magjistratëve.

Në vendimin e saj, Kushtetuesja vlerëson se disa prej pretendimeve të ngritura janë të bazuara, duke i hapur rrugë rishikimit të formulës aktuale të përllogaritjes së pagave.

Gjykata i ka lënë detyrë Kuvendit të Shqipërisë që të bëjë ndërhyrjet e nevojshme ligjore për të reflektuar konstatimet e saj. Vendimi pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën e përcaktimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe në balancën mes pushteteve lidhur me çështjet e pavarësisë financiare të sistemit të drejtësisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE