LAJME / E Enjte 25 Shtator 2025, 09:09

“Operacioni i fshehtë i nënës, tragjedia që i mori jetën adoleshentes 14-vjeçare”

Një tragjedi e rëndë ka tronditur qytetin Durango të Meksikës. Një 14-vjeçare, Paloma Nicole Arellano Escobedo, ka ndërruar jetë vetëm një javë pas një operacioni estetik për zmadhim gjoksi – ndërhyrje që, sipas babait të saj, ishte kryer pa dijeninë dhe pëlqimin e tij.


Në certifikatën e vdekjes është shënuar si shkak “sëmundje respiratore”, por babai, Carlos Arellano, akuzon se kjo është një mënyrë për të fshehur të vërtetën. “Ata e maskuan si sëmundje për të mbuluar gabimin. Vajza ime vdiq nga operacioni,” – u shpreh ai i tronditur.

Tragjedia u bë edhe më e rëndë kur babai mësoi vetëm pas funeralit se vajza e tij kishte kryer një ndërhyrje estetike. Fillimisht, mjekët i thanë se Paloma kishte ndërlikime nga COVID-19, por më pas e vërteta doli në dritë.


Mediat spanjolle raportojnë se ndërhyrja dyshohet të jetë bërë me pëlqimin e nënës së adoleshentes. Autoritetet në Meksikë tashmë kanë nisur një hetim për të zbuluar përgjegjësit dhe për të ndëshkuar çdo person të përfshirë në këtë rast tragjik, që ka hapur sërish debatin për rrezikun e operacioneve estetike të palicencuara apo të kryera nga persona jo të kualifikuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE