
Prime i fundit i “Ferma VIP” ka shënuar një nga momentet më të tensionuara të këtij sezoni televiziv, duke kulmuar me një përplasje të drejtpërdrejtë verbale mes Olës dhe moderatores Arbana Osmani.
Incidenti, i cili mori vëmendje të gjerë për shkak të fjalorit ofendues të përdorur nga ana e banores, ka përfshirë edhe një tjetër detaj lidhur me historikun e televizioneve shqiptare.
Gjatë momentit të tensionuar kur Ola iu drejtua Arbanës me fjalën “kuçkë”, ajo zgjodhi të ironizonte edhe vetë thelbin e formatit.
Konkurrentja i rikujtoi Osmanit deklaratat e bëra në nisje të këtij sezoni, ku premtohej se “Ferma VIP” do të sillte një standard të ri, krejtësisht “ndryshe” nga reality show-t e tjerë.
Kjo deklaratë ishte perceptuar gjerësisht nga publiku si një referencë ndaj konkurrencës me “Big Brother VIP” në Top Channel, një program i komentuar shpesh për mbizotërimin e dhunës verbale.
Në kulmin e debatit, Ola e përdori këtë argument për të goditur thelbin e emisionit:
“Kam menduar se nuk e keni Monika Kryemadhin që gjuan me këpucë aty në opinion, ka qenë televizion tjetër. Po ia keni arrit se keni thënë do bëjmë diçka ndryshe. Nuk e ke bërë diçka ndryshe, më vjen keq…”
Përballë këtij komenti që vinte në pikëpyetje realizimin e premtimeve të produksionit, Arbana Osmani zgjodhi t’i përgjigjej me qetësi, duke e kthyer përgjegjësinë për situatën e krijuar te vetë konkurrentja:
“Me thënë të drejtën, s’po na lë ti me bërë diçka ndryshe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
