LAJME / E Martë 5 Maj 2026, 15:03

Ofendoi Arbanën duke i thënë kuç*kë, Ola rrëfen prapaskenat dhe qëllimin se pse e bëri (Video)

Gjatë Prime të djeshëm, një moment i papritur tërhoqi vëmendjen e publikut, kur Ola iu drejtua me një term fyes moderatores Arbana Osmani.

Ky episod u bë menjëherë pjesë e diskutimeve të shumta në hapësirën publike dhe mediatike, duke nxitur reagime të ndryshme nga audienca dhe ndjekësit e programit.

Edhe pse moderatorja e përballoi situatën me një qasje të qetë dhe profesionale, pa e përshkallëzuar momentin, ngjarja nuk kaloi pa u komentuar gjerësisht.

Pas këtij incidenti, Ola vendosi të ndajë me banorët e tjerë arsyet dhe ndjenjat që e shtynë drejt këtij reagimi. Ajo u shpreh se nuk e kishte përjetuar mirë atë që kishte thënë dhe se ndjente një lloj peshe të brendshme për fjalët e përdorura.

“Nuk e shijova kur e thashë atë fjalë. E di unë se si e vuaj. Unë e thashë edhe më ha përbrenda”, tha ajo, duke treguar një reflektim të sinqertë për veprimin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)


Më tej, Ola sqaroi se qëllimi i saj nuk kishte qenë personal ndaj moderatores, por më tepër një mënyrë për të testuar reagimet ndaj një situate të tillë.

Ajo theksoi se ishte e interesuar të kuptonte se si njerëzit reagojnë përballë fjalëve të rënda dhe cili është reagimi i duhur në këto raste.

Sipas saj, përgjigjja që mori ishte e drejtpërdrejtë dhe pa tension, çka i dha një perspektivë të re për mënyrën se si duhen trajtuar situata të tilla.

Në fund, ajo shtoi se kjo përvojë e ndihmoi të kuptojë më mirë veten dhe raportin me të tjerët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE