LAJME / E Premte 5 Qershor 2026, 15:03

Nusja shkon në altar e futur brenda arkivolit

Një dasmë e pazakontë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale pasi një nuse u shfaq në ceremoninë e saj në një mënyrë krejt të veçantë dhe

teatrale. Në vend të hyrjes tradicionale, ajo u soll drejt altarit brenda një arkivoli të zi, i cili u mbajt nga katër persona, duke krijuar një skenë që menjëherë tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe përdoruesve online.

Ceremonia u zhvillua në një ambient të hapur me dekorime të frymëzuara nga stili gotik, në përputhje me temën e zgjedhur për dasmën.

Nusja kishte veshur një fustan të zi dhe mbante një buqetë me trëndafila të kuq, ndërsa atmosfera e eventit u shoqërua me elemente artistike dhe performative që e bënë ngjarjen të veçantë dhe ndryshe nga dasmat tradicionale.

Videoja e dasmës është bërë virale në rrjetet sociale, duke marrë miliona shikime dhe duke nxitur reagime të shumta nga përdoruesit. Shumë komentues kanë vlerësuar origjinalitetin dhe guximin e çiftit për të realizuar një ceremoni tërësisht ndryshe, duke e kthyer ditën e tyre të veçantë në një spektakël të vërtetë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE