LAJME / E Martë 17 Mars 2026, 14:02

Nuk pranonte të ndahej, shqiptari në Itali plagos me hanxhar bashkëshorten

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Materës,

ku ai dyshohet se e ka sulmuar gruan me hanxhar, duke e plagosur në qafë, pasi ajo kishte vendosur të ndahej prej tij.

Sipas hetimeve paraprake, gruaja – nënë e tre fëmijëve – ishte larguar nga banesa për shkak të dhunës së vazhdueshme fizike dhe psikologjike dhe ishte strehuar në një zonë tjetër për sigurinë e saj dhe të fëmijëve.

Megjithatë, 43-vjeçari e ka përndjekur dhe e ka sulmuar pasi i ka dalë përpara në rrugë.

Pas arrestimit, policia gjeti dhe sekuestroi hanxharin e përdorur në automjetin e tij, ndërsa në dhomën e hotelit ku qëndronte përkohësisht u zbulua edhe një sasi kokaine, e cila u mor si provë materiale. Hetimet për rastin vijojnë nga autoritetet italiane, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE