
Një histori e rëndë ka rikthyer në vëmendje rreziqet e përdorimit të pakontrolluar të Inteligjencës Artificiale kr bëhet fjalë për çështje shëndetësore. Një 78-vjeçar amerikan humbi jetën nga leuçemia limfatike kronike, pasi për muaj me radhë refuzoi trajtimin e rekomanduar nga mjekët, i bindur nga informacionet e marra përmes IA.
Rasti u bë publik nga djali i tij, Ben Riley, i cili tregoi se i ati ishte vetë-diagnostikuar pasi kishte përdorur platformën “Perplexity”. Sipas tij, babai ishte bindur se vuante nga një gjendje shumë e rrallë, e njohur si transformimi i Richter dhe se trajtimet kundër kancerit do ta përkeqësonin situatën.
Edhe pse onkologu i tij e kishte këshilluar vazhdimisht të niste terapinë për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes, pacienti refuzoi. Ndërkohë, analizat mjekësore kishin përjashtuar në mënyrë të qartë diagnozën e rrallë që ai besonte se kishte.
Gjendja e tij u përkeqësua gradualisht, derisa simptomat u bënë të rënda dhe të padurueshme. Vetëm në faza shumë të avancuara ai pranoi të nisë trajtimin, por në atë moment organizmi ishte tepër i dobësuar për ta përballuar.
Sipas rrëfimit të të birit, përgjigjet e marra nga IA përmbanin referenca që dukeshin shkencore, por në realitet kishin pasaktësi dhe interpretime të gabuara. Edhe ekspertët e kontaktuar më vonë konfirmuan se informacioni nuk ishte i besueshëm.
Rasti ka ndezur sërish debatin mbi përdorimin e mjeteve si ChatGPT dhe platforma të tjera të ngjashme për çështje shëndetësore. Ekspertët paralajmërojnë se mbështetja e verbër tek IA, duke zëvendësuar konsultat me mjekë të vërtetë, mund të ketë pasoja fatale.
Pavarësisht dhimbjes, Ben Riley ka zgjedhur ta ndajë historinë për të rritur ndërgjegjësimin mbi kufizimet e inteligjencës artificiale. Ai thekson se Inteligjenca Artificiale nuk duhet të shihet si zëvendësim i mjekëve, sidomos kur bëhet fjalë për vendime jetike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
