LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 02:02

“Nuk je shumë mirë”/ Gjyshi kritikon sjelljen e Sarës në Fermë: Mos i ofendo njerëzit

Mes emocionesh, Sara Karaj ka treguar marrëdhënien e veçantë që ka me gjyshërit e saj, të cilët e kanë rritur dhe edukuar.

Mes fëmijërisë dhe dashurisë që ka marrë nga gjyshërit, Sara ka deklaruar se ka një ngjashmëri të madhe në karakter e gjyshin.

Blogerja u surprizua në fermë nga gjyshërit, të cilët kanë analizuar edhe fermerët e tjerë.

“Nuk je shumë mirë, mos i ofendo njerëzit. Arbana është numër 1. Romiri është burrë zotëri, bëji të fala. Iliri është shumë korrekt”, tha gjyshi i Sarës.

Atmosfera u ndez edhe më shumë pas kërkesës së gjyshit të Sarës, i cili i kërkoi Agait muzikë për të kërcyer. Kësaj atmosfere iu bashkuan edhe fermerët e tjerë.

Arbana të dua shumë dhe mos ma shtrydh shumë gocën”, tha gjyshi në fund, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE