LAJME / E Mërkurë 8 Janar 2025, 17:05

Nuk është vend evropian. Ja vendi me pasaportë më të fuqishme në botë për vitin 2025. Zbuloni ku renditen Shqipëria dhe Kosova?

Singapori rimerr kurorën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë me akses pa viza në 195 nga 227 destinacione në mbarë botën, duke e lënë Japoninë në vendin e dytë me një rezultat prej 193, sipas Indeksit të Pasaportave Henley 2025, i cili rendit të gjitha vendet në botë.

Në këtë indeks, Shqipëria renditet në vend të 43-të, duke u ngritur me 5 pozicione nga një vit më parë. Me pasaportën tonë, mund të udhëtojmë pa viza në 123 shtete të botës. Kosova renditet në vend të 63-të për vitin 2025, pasi shtetasit e saj mund të udhëtojnë pa viza në 80 vende të ndryshme të botës. Krahasuar me një vit më parë, edhe Kosova është ngritur me 5 vende në renditje.

Japonia është e dyta në renditje, me një derë të hapur për 193 destinacione, pasi ka siguruar medaljen e argjendtë duke rifituar aksesin pa viza në Kinën fqinje për herë të parë që nga bllokimet e Covid-19.

Shtetet anëtare të BE-së, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja janë në vendin nr.3, së bashku me Finlandën dhe Korenë e Jugut, me akses në 192 destinacione pa viza paraprake.

Siç raporton CNN, pozicioni i katërt në renditje është një dëshmi e fuqisë së zonës Shengen pa kufij të Bashkimit Evropian, e cila garanton lëvizjen e lirë për më shumë se 425 milionë qytetarë të BE-së. Ai mbahet nga shtatë vende të BE-së, secila me akses pa viza në 191 destinacione: Austri, Danimarkë, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Norvegji dhe Suedi.

Në vendin e pestë janë pesë vende – Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra dhe Britania e Madhe – që të gjitha kanë akses pa viza në 190 destinacione.

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2025

3= Koreja e Jugut – 192 shtete

5= Mbretëria e Bashkuar – 190 shtete

9= Estonia – 9. vendi – 186

9= Shtetet e Bashkuara – 186 shtete

10= Emiratet e Bashkuara Arabe – 185 shtete

99. Koreja e Veriut – 41 shtete

100= Territori Palestinez – 40 shtete

103. Pakistani – 103. vendi – 33 shtete