
Kosova është renditur si vendi më i sigurt në Evropë dhe i treti në botë, sipas raportit më të ri të Gallup Global Law and Order Index 2025, i publikuar në fillim të muajit shtator.
Me një rezultat prej 94 pikësh, Kosova lë pas shtete të njohura për standardet e larta të sigurisë si Islanda, Norvegjia, Austria dhe Zvicra. Raporti mat nivelin e sigurisë për qytetarët dhe familjet e tyre duke u bazuar në dy elementë kryesorë: besimi tek policia vendore dhe ndjenja e sigurisë kur ecën vetëm natën, si dhe përvojat e qytetarëve me krimin.
Kjo arritje është një sinjal i fortë se Kosova po shihet nga qytetarët e saj si një vend i qetë dhe i sigurt për jetesë.

A mendoni se Kosova e meriton këtë vend të parë në Evropë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
