LAJME / E Martë 7 Prill 2026, 03:03

“Nuk do të kenë ura dhe centrale”, Trump: Nëse Irani refuzon paqen, i pret “Epoka e Gurit”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, konfirmoi nga konferenca për shtyp në Shtëpinë e Bardhë kërcënimin e tij për ta kthyer Iranin “në Epokën e Gurit”, nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda afatit të vendosur.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trump tha se kishte vendosur të zgjaste me një ditë afatin 10-ditor për Iranin, duke e lidhur vendimin me festën e Pashkëve.

“Vendosa ta shtyj deri nesër, për të qenë një njeri i mirë,” u shpreh ai.

Megjithatë, ai paralajmëroi se pas skadimit të këtij afati, pasojat do të jenë të rënda.

“Nuk do të kenë ura. Nuk do të kenë centrale energjie. Epoka e Gurit,” deklaroi Trump, duke iu referuar drejtpërdrejt goditjeve të mundshme ndaj infrastrukturës kritike të vendit.

Në të njëjtën konferencë, presidenti amerikan u shpreh gjithashtu se nuk dëshiron përfshirjen e forcave kurde në konfliktin aktual.

Deklaratat e Trump përforcojnë tonin e ashpër të administratës amerikane në këtë fazë të luftës, duke kombinuar presionin diplomatik me kërcënime të hapura për përshkallëzim ushtarak, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE