LAJME / E Mërkurë 10 Shtator 2025, 19:07

Një person me aftësi të kufizuara, i dyshuar si pjesë e rrjetit kriminal të drogës! Momenti kur futet në gjykatë me karrocë me rrota! “Kamuflohej” me gjendjen fizike për… (Video)

Në një nga operacionet më të mëdha antidrogë në qarkun e Elbasanit, një emër i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe autoriteteve.

Shyqyri Bica, një person me aftësi të kufizuara që lëviz me karrocë, është ndër 30 të arrestuarit në kuadër të operacionit “First Day”.

Operacioni u zhvillua në Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh e Prrenjas. Gjatë aksionit u arrestuan 30 persona dhe 14 të tjerë janë ende në kërkim.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për 28 nga të ndaluarit dhe arrest shtëpie për dy të tjerë, përfshirë edhe Bicën. Sipas hetimeve, ai dyshohet se shfrytëzonte gjendjen e tij fizike si “kamuflim” për të shmangur dyshimet, duke pasur rol aktiv në shpërndarjen e drogës dhe ndërmjetësimin me përdorues e shpërndarës të tjerë në Elbasan.

Materialet e sekuestruara gjatë kontrollit, përfshirë lëndë narkotike, armë, municione dhe para tregojnë për një strukturë të mirëorganizuar.

Seanca për vendimin e masave të sigurisë është shtyrë për në 11 shtator 2025, ku do të shqyrtohet edhe kërkesa për Bicën, mes dilemës nëse gjendja e tij fizike do të konsiderohet rrethanë lehtësuese apo jo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE