
Ngushtica strategjike e Hormuzit është mbyllur sërish për qarkullimin detar, duke rritur ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme dhe shqetësimet për tregtinë globale të naftës.
Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se kjo rrugë kyçe e transportit detar do të mbetet e bllokuar derisa Shtetet e Bashkuara të heqin kufizimet ndaj porteve iraniane. Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi ngushtica ishte rihapur përkohësisht.Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se megjithëse ka pasur përparim në negociatat me SHBA-në, palët mbeten ende larg një marrëveshjeje përfundimtare.
Bisedimet e fundit mes përfaqësuesve të Iranit dhe zyrtarëve amerikanë janë zhvilluar në Pakistan, ndërsa ende nuk është caktuar një datë për raundin e ardhshëm të negociatave.
Nga ana tjetër, Presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar se dialogu me Teheranin po vazhdon në mënyrë pozitive, por ka paralajmëruar se SHBA-ja nuk do të lejojë presione apo “shantazh” lidhur me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.
Mbyllja e kësaj rruge të rëndësishme detare pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe në stabilitetin ekonomik global, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
