LAJME / E Enjte 12 Shkurt 2026, 14:02

Ngjarje tragjike në vend, burri gjendet i pajetë në rrugë, detajet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Korçës, ku një i moshuar është gjetur i pajetë në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai ka ndërruar jetë teksa po ecte në lagjen 13 të qytetit.

Viktima është ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të dukshme, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë natyral.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE