LAJME / E Enjte 25 Shtator 2025, 09:09

Ngjarje e rëndë/ Sharra elektrike i pret këmbën, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

Një burrë rreth 50 vjeç humbi jetën të mërkurën pasi sharra elektrike që po përdorte për punime i ra mbi trup dhe e plagosi për vdekje.

Ngjarja ndodhi në Halki të Larisës, pak para orës 18:00, kur burri, me origjinë shqiptare, ndodhej mbi një pemë duke kryer punime.

Në rrethana ende të paqarta, ai humbi kontrollin e sharrës elektrike që mbante, e cila i ra mbi këmbë, duke shkaktuar një prerje të rëndë.

Goditja preku arterien e kofshës, duke i shkaktuar gjakderdhje të pakontrollueshme.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës së EKAV, të cilët e transportuan në spital, por ai ndërroi jetë pak orë më vonë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE