
Një 59-vjeçar shqiptar në Itali ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj në Cossombrato. Pas krimit, ai u hodh nga kulla e një kështjelle dhe humbi jetën. Autoritetet po hetojnë ngjarjen, ndërsa motivi paraprak lidhet me xhelozinë.
Një krimi makaber ka ndodhur në Cossombrato të Astit pranë Torinos, ku një 59-vjeçar shqiptar ka vrarë ish-gruan dhe partnerin e saj. Më pas i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kulla e kështjellës së qytetit.
Autori është Astrit Koni, i cili jetonte në Itali prej rreth 20 vitesh. Ndërsa viktima është Drita Koni. Personi tjetër që mbeti i vrarë është Bardhok Gega, edhe ky shqiptar.
Dyshohet se burri kishte tentuar disa herë të rikthehej me ish-partneren, por ajo kishte refuzuar për shkak të një marrëdhënieje të re.
Sipas hetimeve fillestare, 59-vjeçari i ka sulmuar viktimat me një mjet pune të mprehtë, duke i goditur për vdekje. Më pas, ai është ngjitur në kullën e kështjellës, ku ka pasur akses për shkak të punës së tij si kopshtar, dhe është hedhur, duke humbur jetën në vend.
Fillimisht, karabinierët gjetën trupin e autorit, ndërsa pas disa orësh kërkimesh u zbuluan edhe trupat e dy viktimave në një zonë fushore pranë hyrjes së fshatit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
