
140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë përfituar mbi 7 milionë euro në vitin 2025. Nga të dhënat e publikuara nga Kuvendi, deputetët morën paga prej më shumë se 453 milionë lekësh, ose rreth 4.6 milionë euro.
Ndërsa katër muajt e fundit të vitit – shtatori, tetori, nëntori dhe dhjetori – rezultojnë si muajt me shpenzimet më të larta për pagat e “përfaqësuesve të popullit”.
Bëhet me dije se 54% e buxhetit të Kuvendit ka shkuar për paga, ndërsa pjesa tjetër për shpërblime dhe rimbursime.
Sipas A2CNN, 24% e buxhetit të Parlamentit ka shkuar për të mbuluar udhëtimet e deputetëve jashtë vendit. Ndërsa pjesa tjetër e buxhetit është përdorur për shpërblime për pjesëmarrje në komisione, si dhe për telefoninë, qiratë dhe hotelet.
Kujtojmë se në maj 2025, Parlamenti i Shqipërisë votoi për rritjen e pagave për deputetët, ministrat, presidentin, kryeministrin dhe punonjësit e administratës publike. Sipas ligjit të miratuar, paga e deputetëve u dyfishua nga 156,770 lekë në 310,250 lekë (2,820 euro), ndërsa ajo e ministrave nga 174,760 lekë në 318,750 lekë bruto (2,897 euro).
Paga e Kryeministrit dhe e Kryetarit të Parlamentit u rrit në thuajse 400,000 lekë (3,636 euro), nga 228,000 lekë. Paga e Presidentit shkoi në 425 mijë lekë (3,863 euro), nga 257 mijë lekë.
Paga më e lartë në piramidën e shtetit shqiptar aktualisht është ajo e Presidentit të Republikës, e cila arrin në 425 mijë lekë. Megjithatë, të ardhurat mujore të deputetëve tejkalojnë ato të Presidentit, për shkak të dietave të larta, pagesave për karburant, telefon dhe pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Të ardhurat mujore të deputetëve, vetëm nga statusi i deputetit, mund të arrijnë deri në 500 mijë lekë të reja në muaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
