LAJME / E Martë 2 Dhjetor 2025, 09:09

‘Nga mesi i javes…’ Porja vjen me njoftimin urgjent! Vjen bora e madhe, ja si do ndryshoje moti

Java që sapo ka nisur do të vijojë me kushte të qëndrueshme dhe tipike të muajit dhjetor, ndërsa nga mesi i saj pritet ndryshimi i parë i ndjeshëm i motit. Meteorologia Tanja Porja ka bërë të ditur se vendi do të përballet me kthimin e reshjeve, si shiu ashtu edhe dëbora, por në intensitet të ulët.

Sipas Porjas, mëngjeset e kësaj jave do të jenë relativisht të ngrohta për këtë periudhë të vitit, ndërsa temperaturat do të shënojnë një rritje graduale, duke u rikthyer në parametrat e zakonshëm të dhjetorit. Ajo theksoi se ndryshimi i masave ajrore do të sjellë një mot më të lagësht që nga dita e mërkurë.

“Mëngjes i ngrohtë, megjithatë kjo javë do të jetë në kushtet normale të muajit dhjetor. Presim rritje graduale të vlerave termike, por reshjet rikthehen në mesjavë — reshje shiu dhe dëbore, por fatmirësisht të pakta,” u shpreh meteorologia.

Porja shtoi se gjatë ditës së sotme dhe asaj të nesërme, vendi do të ndikojë nga një erë jugore, e cila paralajmëron ngrohje të lehtë të motit dhe krijon premisa për rikthimin e reshjeve. Vranësirat do të jenë të dukshme në të gjithë territorin, duke u shtuar gradualisht deri në mesjavë.

Temperaturat, sipas saj, do të variojnë nga 0°C deri në 18°C, me një rritje të lehtë të vlerave të mëngjesit krahasuar me ditët e mëparshme.

Ky ndryshim i motit vjen karakteristik për muajin dhjetor, ndërsa reshjet pritet të jenë të përkohshme dhe me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE