LAJME / E Hënë 16 Mars 2026, 04:04

SOT është “Nata e Kadrit”, ka vlerë më shumë se 1 000 muaj! Ja pse duhet të agjëroni

Sot  në mbrëmje (16 mars) dhe gjatë natës, mendohet të jetë “Nata e Kadrit”, një natë që ka shumë vlerë për besimtarët myslimanë.

Po çfarë është Nata e Kadrit?

Nata e Kadrit (Laylatul-Kadr) është një nga netët më të rëndësishme dhe më të shenjta në Islam, e cila është brenda muajit të bekuar të Ramazanit.

Ajo përmendet në Kur’an si një natë me vlerë të jashtëzakonshme, sepse në këtë natë filloi zbritja e Kur’anit tek Profeti Muhammad përmes engjëllit Jibril.

Në Kur’an, Allahu thotë: “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.” (Kur’an, Suretu el-Kadr 97:3)

Kjo do të thotë se adhurimi në këtë natë ka vlerë më të madhe se adhurimi i 1000 muajve, që në përllogaritje është më shumë se 83 vjet adhurime, pra një jetë e tëra.

Shumë dijetarë mendojnë se nata e 27-të e Ramazanit ka gjasa të jetë Nata e Kadrit, por data e saktë është lënë e fshehtë që besimtarët të shtojnë adhurimin gjatë gjithë 10 netëve të fundit. Disa të tjerë e kërkojnë në 10 netët e fundit në netët teke.

Çfarë ndodh në këtë natë?

Sipas Kur’anit:
• Engjëjt zbresin në tokë me lejen e Allahut.
• Shkruhen dhe përcaktohen çështje të rëndësishme për vitin që vjen.
• Nata është plot paqe deri në agim.

Çfarë duhet të bëjnë besimtarët?

Besimtarët përpiqen të shtojnë adhurimin duke:
• falur namaz nate
• lexuar Kur’an
• bërë dua dhe istigfar
• kërkuar falje nga Allahu

Një nga lutjet më të njohura për këtë natë është: O Zot Ti je Falës e do faljen, më fal mua.

Kush dëshiron dhe shpreson falje, agjëron nesër. Oraret sipas Tiranës janë 04:19 syfyri-17:55 iftari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE