
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se do të rindërtohet Xhamia e Ibrit, një monument me rëndësi historike dhe kulturore, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 02.05.1999 gjatë luftës në Kosovë.
Përmes një njoftimi, ai bëri të ditur se është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të kësaj xhamie, në praninë e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, kryeimamit Vedat Sahiti dhe Ministres së Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci.
Kurti bëri të ditur se është nënshkruar edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, i cili synon promovimin e trashëgimisë kulturore islame.
“Këto angazhime janë pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999. Investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim”- shkruan Kurti më 02.05.2026.
Për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ka njoftuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

BIK ka theksuar se ky memorandum mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore.
Para zgjedhjeve parlamentare të 28.12.2025, Kurti ishte zotuar se do të rindërtohej kjo xhami gjatë mandatit të tij.
“Ju e dini që buzë të Ibrit është edhe Xhamia e Ibrit. Xhamia e Ibrit është e vitit 1777, edhe dy vjet i bën 250 vjet që është e ndërtume aty. Kjo Xhami është djegë me 2 maj 1999, prandaj në mandatin tonë të ardhshëm do ta rindërtojmë Xhaminë e Ibrit”- kishte deklaruar Kurti më 17.12.2025.
Ndryshe, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e shkatërruar më 02.05.1999, Xhamia e Urës së Ibrit për banorët e Mitrovicës përfaqëson një simbol të rëndësishëm të identitetit dhe historisë së tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
