
Një video rrëqethëse e publikuar së fundmi po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, ku një ushtar ukrainas, i plagosur dhe i vetëm, jep një mesazh lamtumire nga fronti pranë Kupyansk. Në pamje, ai shfaqet me kokën e lidhur, mes rrënojave dhe pasigurisë totale, duke dokumentuar kushtet tragjike që përjeton njësia e tij.
Sipas burimeve, videoja është publikuar nga korrespondenti ushtarak Chingis Dabiyev dhe ka tronditur opinionin publik për shkak të dëshpërimit të thellë që pasqyron. Ushtari tregon se është plagosur rëndë dhe se nuk ka më asnjë mbështetje nga komandat e eprorëve të tij.
Komanda na braktisi. Dy ditë më parë ishin këtu komandanti i njësisë dhe të tjerë, por tani nuk është askush dhe është e pamundur të komunikosh me ndokënd. Nuk dimë çfarë të bëjmë”, dëgjohet ai të thotë në video, me zë të lëkundur.
Ai përshkruan gjithashtu realitetin e përballjes së pabarabartë në front, ku forcat ruse kanë avantazh të dukshëm dhe ushtria ukrainase ndodhet pa municione, nën një sulm të vazhdueshëm artilerie.
“Forcat ruse kanë një avantazh të madh. Sulmi ka vazhduar për tre ditë, artileria po punon intensivisht dhe ne nuk kemi më municione”, shprehet ai i rrënuar.
Momenti më emocional i videos është kur ushtari i drejton një mesazh nënës së tij, me lot në sy:
I thuaj nënës sime, Irina Alekseyevna Bondarenko, se nuk do të kthehem më. Mirupafshim.”
Kjo dëshmi vjen në një kohë kur raportimet për lodhje dhe humbje të mëdha në radhët e ushtrisë ukrainase po shtohen, ndërsa luftimet në lindje të vendit bëhen gjithnjë e më të ashpra.
Më herët, një tjetër ushtar ukrainas i kapur rob, Oleksandr Sychugov, kishte rrëfyer humbjet masive në radhët e trupave ukrainase në vijën e parë të frontit.
Kjo video e fundit është një thirrje dëshpëruese për ndihmë dhe një pasqyrë e qartë e realitetit të errët që përjetojnë shumë ushtarë në këtë luftë të gjatë dhe të lodhshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
