
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një grua dhe vajza e saj kanë humbur jetën.
Sipas mediave fqinje, trupat e dy grave u gjetën të pajetë brenda apartamentit ku ato jetonin në Larissa. Rrethanat e ngjarjes dhe shkaku i humbjes së jetës nuk dihet teksa raportohet se trupat e dy grave 90 dhe 66-vjeç
ishin në një gjendje të avancuar dekompozimi, duke treguar se vdekjet e tyre kishin ndodhur disa ditë më parë. Një erë e fortë mbizotëronte në zonë, ndërsa autoritetet policore hynë në apartament pasi u njoftuan nga të afërmit.
Sipas informacioneve fillestare, nuk ka shenja të aktivitetit kriminal. Megjithatë, është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Departamenti i Policisë së Larisës ka marrë përsipër hetimet paraprake, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
