LAJME / E Premte 27 Shkurt 2026, 13:01

“Ne socialistët ia fusim njëri-tjetrit!”, Edi Rama e shpalli “non-grata”, Elisa Spiropali i bën sot të papriturën, ja çfarë po ndodh

Në orën 10:00 të paradites së kësaj të premte kryeministri Edi Rama mblodhi në ambientet e Kryeministrisë anëtarët e kabinetit qeveritar, mbledhje e cila zgjati për vetëm 30 minuta.

Ndryshe nga sa u njoftua më herët, se Elisa Spiropali do të ishte pjesë e këtij takimi, burime për Newsbomb.al konfirmojnë së fundmi se në këtë mbledhje ministrja e shkarkuar, por dhe Pirro Vengu si dhe Belinda Balluku nuk kanë marrë pjesë.

Vlen të theksohet se ky do të ishte takimi i fundit i tyre si ministra në tryezën e qeverisë, pasi mbrëmjen e së enjtes vetë kryeministri Rama lajmëroi ndryshimet e reja.

Siç raportuam dhe ditën e djeshme marrëdhënia mes kryeministrit dhe ministres së Jashtme të shkarkuar tanimë, Elisa Spiropalit, ka pësuar një “krisje”.

Madje, gjatë mbledhjes të së enjtes e cila zgjati rreth 9 orë në Pallatin e Brigadave, Rama iu drejtua Spiropalit duke ia thënë në sy pakënaqësitë që kishte.

“Ju shkoni në dyert e ambasadave dhe shani njëri-tjetrin. Kjo është e papranueshme! Ne duhet të jemi bashkë”, ka qenë fraza që Edi Rama përsëriti në Pallatin e Brigadave, duke iu drejtuar kështu Spiropalit.

“Ç’është kjo punë?! Ne socialistët ia fusim njëri-tjetrit”, është shprehur më tej kryesocialisti, duke ju referuar edhe zhvillimeve në selitë diplomatike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE