
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi i samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, ku udhëheqësit botërore shfaqen rresht njëri pas tjetrit.
Në mesin e dhjetë udhëheqësve ajo që bie në sy është afrimiteti mes homologëve Rama e Meloni, ky dyshja si zakonisht shfaqet duke u përshëndetur teksa ndajnë një përqafim mes tyre.
Siç raportuam dhe më parë, sot në Armeni do të zhvillohet takimi i 8-të i Komunitetit Politik Europian, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
“Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës. Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën europiane”, tha Rama para gazetarëve teksa hyri në vendin ku do të mbahet takimi.
Kryeministri Rama mbërriti ditën e djeshme në vendin e takimit në Yerevan në të njëjtën kohë me shefin e NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
