LAJME / E Shtunë 29 Nëntor 2025, 22:10

Në mes të Stambollit, shqiptarët në Turqi festojnë 28 Nëntorin me flamuj e këngë patriotike (Video)

28 Nëntori, Dita e Pavarësisë, është festuar edhe në Turqi, në mes të Stambollit.

Me flamurin kuqezi në duar dhe të shoqëruar nga këngë patriotike, dhjetëra pjesëtarë të komunitetit shqiptar kanë ‘vërshuar’ nëpër qytet për të festuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

“E festuam me krenari 28 Nëntorin! Sot u mblodhëm sepse kjo ditë është simbol i rrënjëve tona, historisë sonë dhe lirisë sonë”, thuhet në njoftimin e shoqatave shqiptare në Turqi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE