
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve në vend.
Sipas vendimeve të reja, Luan Sinanaj largohet nga detyra e shefit të Komisariatit të Krujës dhe emërohet shef i Komisariatit të Pogradecit.
Në krye të Komisariatit të Krujës është emëruar Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante detyrën e shefit të Krimeve në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.
Ndërkohë, Gentian Dedej është emëruar shef i Komisariatit të Bulqizës.
Ndryshimet vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese në disa njësi vendore të policisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
