
Një mesazh i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ndau një përjetim të veçantë gjatë kthimit nga Kisha e Laçit.
Ai tregon se kishte shkuar në Laç për të marrë pjesë në ritualin e “Të Martave të Shenjta”, një traditë e njohur që lidhet me 13 të martat në nder të Shna Ndout, ku besimtarët luten për shëndet, mbarësi dhe plotësim dëshirash.
Gjatë kthimit drejt Tiranës, diçka e papritur i ka ndodhur.
Sipas tij, një flutur i është futur në makinë dhe më pas i është ulur në dorë, duke qëndruar aty për një pjesë të mirë të rrugës.
“Po u ktheja nga kisha në Laç dhe më hyri nga xhami i makinës. Erdhi dhe më ndejti në dorë… më ndoqi deri në Tiranë,” – shprehet ai për JOQ Albania.
Në videon e dërguar në redaksi, flutura shihet teksa qëndron e qetë mbi dorën e tij, pa u larguar, një moment që vetë qytetari e ka përjetuar si diçka të veçantë.
Ai shton se e sheh këtë si një shenjë pozitive: “Mendoj se do jetë ndonjë shpirt që më sjell fat.”
Për shumë besimtarë, vizita në Kishën e Laçit shpesh shoqërohet me përjetime personale, ndërsa ky rast mbetet një histori e rrallë që qytetari ka zgjedhur ta ndajë me të tjerët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
